Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot pasdite fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku 2 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur (fillimisht u raportua për një të vrarë). Sipas informacioneve nga mediat e Kosovës, një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe njërin prej vëllezërve të saj, ndërsa vëllai tjetër i gruas ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit, i cili është vetëdorëzuar, ndërkohë që i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Për shkak të rëndësisë dhe peshës së ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë menjëherë dy...