Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne që humbi dy fëmijët e saj: Më rrëshqiti nga duart
Dëshmitë tronditëse po dalin në dritë pas mbytjes së tragetit të pasagjerëve Filo Jet, në det të hapur pranë Kyrenias, ku tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Mes të zhdukurve janë edhe dy fëmijë të së njëjtës familje, e cila po kthehej në Turqi pas pushimeve në Qipro. Nëna e tyre, Ajten Biçer, ka rrëfyer momentet dramatike kur humbi vajzën 12-vjeçare, Miraj. I zhdukur është edhe djali i saj 6-vjeçar, Mehmet Asaf. “Më thoshte: Mos më lër. Dhe unë nuk e lashë vajzën time. Ju betohem, nuk e lashë.” Ajo tregoi se gjatë kaosit në traget, një valixhe e goditi dhe humbi kontaktin me vajzën. Edhe pse arriti t’i kapte këmbën, vajza i rrëshqiti nga duart për shkak të...
Burimi:
vizionplus.tv