
Tragjedia e Koçanit/ Nesër protestë në Shkup, autoritetet thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes
👁8034
Më 29 mars, do të zhvillohet një protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, si reagim ndaj tragjedisë së fundit në Koçan, ku humbën jetën 59 persona në një zjarr në diskotekën “Pulse”. Kjo ngjarje ka nxitur qytetarët të kërkojnë përgjegjësi për dështimet institucionale dhe të denoncojnë korrupsionin, i cili, sipas tyre, ka kontribuar në tragjedi të tilla. Organizatorët dhe protestuesit kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga autoritetet, duke theksuar se “sistemi është i radhës” dhe është koha për ndryshim. Për shkak të protestës, Njësia për siguri në qarkullimin rrugor ka njoftuar se do të ndërmarrë masa...
Burimi:
Sot.com.al