Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi/ Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të shtunën në Londër, ku një pemë e madhe është rrëzuar në një park publik, duke zënë poshtë pesë vajza të vogla shqiptare nga Kukësi. Fatkeqësisht, një prej vogëlusheve, vajza që shihni në foto, 7-vjeçarja Leona Ruka, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Incidenti tragjik ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë zonës së trëndafilave. Qindra qytetarë që ndodheshin në park reaguan menjëherë, përfshirë dhe kriketistët që ishin...