Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

Pesë emigrantë humbën jetën tragjikisht të premten në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë. Mësohet se ata humbën jetën pasi u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë. Fatmirësisht pesë të tjerë u shpëtuan. Autoritetet u njoftuan pasi se një grup njerëzish, të dyshuar si emigrantë, u panë në lumin Kupa, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Zagrebit. Policia dhe banorët shpëtuan pesë të huaj, por pesë të tjerë u mbytën, tha policia kroate në një njoftim për shtyp, pa specifikuar kombësitë e tyre. “Grupi përbëhej nga pothuajse njëzet persona, 14 prej të cilëve arritën të kalonin lumin dhe ndodhen në territorin slloven”, shpjegoi policia kroate. Kroacia është pjesë e një rruge të ndjekur nga emigrantët e parregullt që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore përmes Ballkanit....