Tragjedi në Spanjë, 68 viktima nga përplasja e trenave, Sánchez shpall tri ditë zie

Tragjedi në Spanjë, 68 viktima nga përplasja e trenave, Sánchez shpall tri ditë zie

foto nga perplasja e dy trenave ne spanje SPANJË- Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Spanjë pranë zonës së Toledos ku dy trena të shpejtësisë së lartë janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Pas ngjarjes kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shprehur ngushëllimet për viktimat, ndërsa në vend është shpallur zi kombëtare për tri ditë. Sipas BBC News autoritetet dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në operacionet e shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave dhe rrethanat e aksidentit mbeten në vlerësim. Informacionet paraprake flasin për 68 persona të vdekur, por numri përfundimtar i viktimave dhe i të plagosurve pritet të konfirmohet nga autoritetet spanjolle. Përplasja ndodhi pak pas orës 09:00 pranë stacionit të Urda-s në provincën e Toledos. Sipas...