Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Simona China, 20 vjeçe, u gjet e vdekur në pishinën e një vile private në qytetin Bagheria të Siçilisë, gjatë një feste të organizuar nga dy të rinj me rastin e diplomimit të tyre. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje dhe lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Simona ishte e njohur dhe e dashur në botën e volejbollit, duke garuar deri vitin e kaluar me ekipin ACDS Capacense. Presidenti i ekipit të saj, Paolo Di Maggio, foli me emocion për 20-vjeçaren: “Ishte një vajzë e qeshur, e përkushtuar ndaj sportit dhe veçanërisht e dashur në komunitet. Ajo e donte volejbollin, u...