Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën në vend

Ngjarje e rëndë në familjen e Ledi Toska në fshatin Suk 2 të bashkisë Roskovec. Një vajzë e mitur 4 vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qene duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj. Burime informacioni pohojnë se muri është shembur e për pasojë vajza 4 vjeçare është goditur e ka gjetur vdekjen. Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen janë munduar ti japin ndihmën e parë mjekësore, por pa asnjë rezultat. Është njoftuar policia dhe ambulanca ku e mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Rroskovecit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes....
Burimi: Top-Channel.tv