Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedi në Massachusetts: Zjarr në azilin e të moshuarve, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur
Një zjarr shkatërrimtar që përfshiu një qendër për të moshuar në qytetin Fall River të Massachusetts-it ka shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe mbi 30 të plagosur, konfirmuan zyrtarët lokalë. Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, rreth orës 21:50 sipas kohës lokale (02:50 GMT të hënën), në ndërtesën “Gabriel House”, ku strehoheshin rreth 70 banorë. Shefi i zjarrfikësve të Fall River, Jeffrey Bacon, e cilësoi zjarrin si një “tragjedi të paimagjinueshme”, duke thënë se ai u përhap me shpejtësi dhe u kthye në një flakë të fortë dhe të pamëshirshme. “Ishte shumë i shpejtë, ishte thjesht një zjarr shumë i...