Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike
👁7461
Një vajzë adoleshente ndodhet në gjendje kritike në spital pas një zjarri të rëndë në veri-perëndim të Londrës, ku humbën jetën nëna, motra dhe dy vëllezërit e saj. Policia Metropolitane ka njoftuar se një burrë 41-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet ende në paraburgim, ndërsa kanë nisur hetimet për vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën Stonebridge të Brent-it, ku zjarri përfshiu dy banesa. Viktimat janë një grua 43-vjeçare, një vajzë 15-vjeçare dhe dy djem të moshave tetë dhe katër vjeç. Një vajzë tjetër 13-vjeçare nga e njëjta familje ndodhet...