Tragjedi në Kaliforni, dy parashutistë humbin jetën pas përplasjes në ajër gjatë uljes
Dy parashutistë humbën jetën pasi u përplasën në ajër të premten, në shtetin amerikan të Kalifornisë, sipas një raportimi mediatik. Dy parashutistët, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura, u përplasën në një lartësi prej rreth 45 metrash (148 këmbë) gjatë uljes në zonën e Lake Elsinore, duke bërë që parashutat e tyre të ngatërroheshin, raportoi The New York Times. Të dy parashutistët pësuan lëndime dhe u dërguan në spital, ku humbën jetën pavarësisht ndërhyrjes mjekësore. Një zëdhënës i kompanisë Skydive Elsinore tha se aksidenti ndodhi gjatë një kampi trajnimi për gra, të organizuar nga kompania. Deirdre Vickers, zëdhënëse e Zyrës së Sherifit të Qarkut Riverside, tha se ngjarja është nën hetim./AA
Burimi:
syri.net