Tragjedi në futbollin shqiptar, lojtari 28-vjeçar humb jetën gjatë ndeshjes

Tragjedi në futbollin shqiptar, lojtari 28-vjeçar humb jetën gjatë ndeshjes

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar, vetëm pak kohë pas tragjedisë me Rafael Duamenën. Gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit 9×9 mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, është shënuar një tjetër episod fatal. Sfida, e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, është ndërprerë menjëherë në pjesën e parë, pasi futbollisti 28-vjeçar B.H., pjesë e ekipit të Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë. Përkundër përpjekjeve për ndihmë të shpejtë, lojtari nuk ka mundur t’i mbijetojë situatës, duke ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin sportiv dhe më gjerë, duke rikthyer edhe...
Burimi: Sot.com.al