Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite (27.6.2025), pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit. Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por “nuk goditi një shtëpi”. Dëmi i vetëm material u regjistrua në një makinë të parkuar. Viktimat janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres. Crash d’un...
Burimi: Top-Channel.tv