Tragjedi në Dibër, mbytet 22-vjeçarja në lumin Drini i Zi

Tragjedi në Dibër, mbytet 22-vjeçarja në lumin Drini i Zi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa trupi i 22-vjeçares po dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve e mbytjes.