Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në ujë, 5 të vdekur

Tragjedi në det! Anija shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në ujë, 5 të vdekur

PAMJE NGA NGJARJA INDONEZI-Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi. Të paktën deri më janë regjistruar pesë viktima, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Mbi 280 persona janë shpëtuar deri tani dhe operacionet e evakuimit vazhdojnë. Në pamjet e publikuara pasagjerët e tmerruar shihen teksa hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi. Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise./ZËRI
Burimi: Zeri.ai