Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tragjedi në botën e futbollit: Diogo Jota dhe vëllai i tij humbin jetën në një aksident të rëndë në Spanjë
Bota e sportit është tronditur thellë pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjën veriperëndimore. Lojtari 28-vjeçar portugez, së bashku me vëllain e tij, Andre, u përfshinë në një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pranë qytetit Zamora, në autostradën A-52, në afërsi të Palacios de Sanabria. Sipas raportimeve të para nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE, automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga rreth orës 00:40 dhe më pas shpërtheu në flakë. Mediat spanjolle, përfshirë El Mundo, kanë...