Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

Pesë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë civilë u përplasën në ajër pranë aeroportit Eura në Finlandë, njoftuan autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 me orën lokale, pasi të dy helikopterët ishin ngritur së bashku nga kryeqyteti estonez i Talinit. Sipas policisë finlandeze, në njërin helikopter ndodheshin dy persona dhe në tjetrin tre, dhe të gjithë kanë humbur jetën. Mbetjet e helikopterëve u gjetën në një zonë të pyllëzuar afër vendit të përplasjes. BREAKING: 2 helicopters have collided mid-air over Eura, Finland pic.twitter.com/XrUGFg6eoq — Visegrád 24 (@visegrad24) May 17, 2025 Mediat lokale raportojnë se helikopterët ishin nisur drejt...
Burimi: Vizionplus.tv