‘Tragjedi e madhe…’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë…

‘Tragjedi e madhe…’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur nga familja Bica kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u mbytën në lumin Shkumbin teksa laheshin. Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në lum pranë një zone ku ndodhet një pritë hidrocentrali. Fatkeqësisht, në një gropë të thelluar nga rrjedha e ujit, dy vëllezërit janë zënë në befasi dhe nuk kanë mundur të dalin më të gjallë nga lumi. Një i afërm i familjes Bica, që ndodhej pranë zonës në momentin e ngjarjes, tregoi për mediat momentet dramatike kur...
Burimi: Syri.net