Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë
Detaje të reja ngrejnë pikëpyetje mbi vendimin që lejoi nisjen e tragetit me 279 persona nga Kyrenia në Qipro, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Pak minuta pas largimit nga porti, mjeti nisi të marrë ujë dhe u përmbys. Sipas deklaratave të kryeministrit të administratës turko-qipriote në veri të Qipros, Unal Ustel, autoriteti përgjegjës për portet fillimisht nuk kishte lejuar nisjen e katamaranit, pikërisht për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Por situata ndryshoi vetëm rreth një orë më vonë. “Filo Jet” mori lejen për të lundruar drejt Tasuxhusë, në provincën e Mersinit, në Turqi. Pak kohë pas daljes nga porti, kur ndodhej rreth katër milje detare larg bregut, katamarani nisi të marrë ujë. Mjeti pësoi një anim të madh, u përmbys dhe më vonë...
Burimi:
javanews.al