No Image Available

Dy cisterna nafte goditen pranë Hormuzit, alarm për transportin global të energjisë

Dy cisterna nafte janë goditur nga predha të paidentifikuara pranë Ngushticës së Hormuzit, duke shtuar rrezikun për trafikun detar në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike të botës. Incidentet u raportuan nga UKMTO, shërbimi britanik për sigurinë detare. Sipas njoftimit, njëra prej cisternave u godit në pjesën e pasme, ndërsa tjetra në zonën e dhomës së motorëve. Të dyja ngjarjet ndodhën pranë brigjeve të Khasabit, në Oman, teksa anijet po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Ngushtica e Hormuzit është një pikë kyçe për furnizimin global me energji. Përpara përshkallëzimit të konfliktit më 28 shkurt, përmes këtij korridori detar kalonte rreth 20% e eksporteve globale të naftës. Që prej nisjes së luftës, tensionet në këtë zonë janë...