Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafiku i drogës/ Megaoperacioni i madh i Speciales në Kosovë, raportohen të arrestuar
👁4431
Dy biznesmenët Lorik Tigani dhe Onur Vizdik janë në mesin e personave të arrestuar në një megaoperacion të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me substanca narkotike. Burimet bëjnë me dije se zbërthimi i aplikacionit të komunikimeve të koduara Sky ECC ka qenë kyç për identifikimin dhe goditjen e këtij rrjeti të dyshuar kriminal. Aksioni është zhvilluar mëngjesin e të martës në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit dhe me pjesëmarrjen e rreth 500 zyrtarëve policorë. Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, ky i fundit shtetas turk, janë ortakë në kompaninë “Tada...