Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK konfirmon hetimin për dosjen, por mban në sekret çështjen: Nuk mund ta zbulojmë sepse…!
SPAK ka në hetim një çështje për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë. Kjo rezulton nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të SPAK për muajin shtator 2026. Ekzistenca e hetimit konfirmohet nga vetë Prokuroria e Posaçme në përgjigje të një kërkese për informacion të dërguar nga një media në Kosovë. “Prokuroria e Posaçme ka në hetim një çështje që lidhet me trafik armësh të ardhura nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e SPAK të datës 17 shtator 2026. Prokuroria e Posaçme nuk jep të dhëna të tjera për hetimin, personat që mund të jenë të përfshirë apo mënyrën se si armët dyshohet se kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri, duke iu referuar sekretit hetimor. Media nga Kosova i kishte drejtuar SPAK...
Burimi:
javanews.al