Burimi:
Top-Channel.tv

Trafikonin vepra arti, gjykata deklaron fajtorë dy autorët në Fier
👁12441
Dy persona, që akuzohen për trafikim të veprave të artit, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Fierit. Shtetasit me iniciale Sh.K. dhe P.P. akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’. Ata kanë tregtuar objekte të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale. Ndërkohë, janë sekuestruar: Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale; Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine; Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të...