Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës,në pranga 2 të rinj

Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës,në pranga 2 të rinj

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nga ShBA, nëpërmjet postës. Të rinjtë u kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, në një degë postare në Vorë. Uniformat blu kanë sekuestruar pakon me lëndën narkotike. ”Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K.Q. 24 vjeç dhe...