Tradhti dhe beteja ligjore për fëmijët! Historia e vrasjes së profesorit amerikan në Athinë nga partneri i ish-gruas

Tradhti dhe beteja ligjore për fëmijët! Historia e vrasjes së profesorit amerikan në Athinë nga partneri i ish-gruas

Przemyslaw Jeziorski SHBA- Një histori e dhimbshme me elemente tradhtie, xhelozie dhe betejash ligjore ka tronditur Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara, pas vrasjes së një profesori të njohur në Athinë. Przemyslaë Jeziorski, 43 vjeç, profesor i marketingut në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, u vra me armë zjarri më 4 korrik, ndërsa po shkonte për të marrë fëmijët e tij. Sipas hetimeve të policisë greke, vrasja lidhet me një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve. Vrasja ndodhi në periferi të Athinës, në një lagje zakonisht të qetë. Jeziorski u qëllua disa herë nga afër dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa...
Burimi: Zeri.ai