“Toyota Yaris”/ Tentuan të korruptonin gjyqtarin, SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe avokaten Erida Lazimi

“Toyota Yaris”/ Tentuan të korruptonin gjyqtarin, SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe avokaten Erida Lazimi

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Astrit Vladi dhe Erida Lazimin, të akuzuar për ushtrim të paligjshëm ndaj një gjyqtari. Vladi akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ndërsa Lazimi për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. SPAK njofton se nga hetimet e kryera, biznesmeni Vladi i ka kërkuar avokates Erida Lazimi, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar anëtarët e grupit që sollën nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro, para që erdhën...