Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Toyota Yaris”/ SPAK mbyll hetimet për Astrit Vladin dhe avokaten Lazimi, ja akuzat
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për shtetasit Astrit Vladi dhe avokaten Erida Lazimi, pjesë e dosjes së shumë-përfolur ‘Toyota Yaris’ dhe e ka dërguar çështjen në gjyq. Përmes një njoftimi të SPAK bëhet e ditur se këta shtetas akuzohen për ushtrim të paligjshëm ndikimi ndaj një gjyqtari. Po ashtu bëhet e ditur se e pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt të parave, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i...