Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Toxicity” – Tema që sfidon normalitetin në Green Fest XV
Çka është toksiciteti dhe ku fillon ai? A është vetëm në lumenjtë e ndotur dhe në tokën e helmuar, apo jeton edhe në sistemet që lejuan të bëhet kështu? A e mbajti gjallë fryma jonë, apo ishim thjesht indiferentë që nuk deshëm me pa? Në edicionin e 15-të, Green Fest e vendos në qendër të reflektimit një temë që është njëkohësisht biologjike, sociale dhe shpirtërore: “Toxicity”. Toksiciteti nuk është veç një term shkencor për përbërjet e rrezikshme; është edhe një realitet i përditshëm – i mishëruar në vendimet që tolerojmë, në strukturat që nuk i sfidojmë dhe në heshtjen që...