Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tornadoja godet qytetin në Kili, 13 të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara
👁8273
Një tornado në jug të Kilit la 13 të plagosur dhe shkatërroi me qindra ndërtesa më 25 Maj. Banorët thanë për mediat lokale se tornadoja ishte e fortë me një erë të fuqishme që theu dyer e dritare ndërsa mori me vete edhe çatitë. Për pasojë rrugët e qytetit të Puerto Varas-it ishin të mbushura me mbetje, përfshirë degë pemësh dhe llamarina çatie. Siç bëri me dije Shërbimi Kombëtar i Kilit për Ndalimin dhe Përgjigjen ndaj Katastrofave, tornadoja shkatërroi të paktën 250 shtëpi. Autoritetet bashkiake raportuan se mbi 13 mijë banesa mbetën pa energji elektrike, ndërsa 400 shtëpi pa ujë...