Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
‘Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria’
Naim Frashëri ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes, shkruan KultPlus. Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letërsisë kombëtare dhe luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes atdhetare. Naimi i këndoi mallit e dashurisë për atdhe, krenarisë kombëtare dhe të kaluarës së lavdishme të shqiptarëve. Konica.Al sot ju sjell një nga shprehjet e tij të shumta kushtuar atdheut. “Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.”