Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Topalli poston videon ku Berisha thotë: Diaspora shqiptare është në këmbë
👁11838
Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka postuar një video të Sali Berishës nga Dibra. Aty dëgjohet që kreu i PD-së thotë se Diaspora shqiptare është në këmbë. ‘‘Diaspora shqiptare është e tëra në këmbë. Ka jo një, por shumë përfaqësues të saj në këtë sallë dhe unë i përshëndes shumë përzemërsisht. I përshëndes vëllezërit, motrat tona kudo që janë. I ftoj të votojnë me dinjitet, të votojnë në privacinë e tyre, të votojnë si qytetarë dinjitozë për të shpëtuar këtë vend nga narkodiktatura, për të rikthyer në Shqipëri shpresën, besimin, të ardhmen tonë”,-thotë Berisha.