Zyrtare/ Milani njofton shkarkimin e Stefano Piolit
Lajmi, që pritej prej ditësh, u bë zot zyrtar: Milani i komunikoi lamtumirën Stefano Piolit:
“AC Milan dhe Stefano Pioli komunikojnë se nuk do të vazhdojnë së bashku sezonin e ardhshëm, duke ndërprerë marrëdhënien profesionale që i ka lidhur që nga tetori 2019 – shkruhet në shënimin e klubit – Milani falënderon me dashuri Stefano Pioli dhe gjithë stafin e tij, për drejtimin e ekipit të parë në këto pesë vite, për marrjen e një titulli, që do të mbetet i paharrueshëm, dhe për rikthimin e Milanit në garat më të rëndësishme evropiane, falë profesionalizmit dhe humanizmin e tij për të përmirësuar skuadrën dhe mishëruar vlerat themelore të klubit që nga dita e parë.”
Komunikata vijon më tej:
“Stefano Pioli falënderon Milanin për mundësinë që i dha për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi të lavdishëm dhe shpreh mirënjohjen e thellë për pronarët, drejtuesit, ekipin, stafin dhe të gjithë personelin e Milanellos dhe Casa Milan për mbështetjen dhe profesionalizmin e madh. Trajneri falënderon veçanërisht tifozët e shumtë që kanë mbështetur Milanin në vitet e fundit, duke demonstruar lidhje të pakushtëzuar.”
Të shtunën, ndaj Salernitanës, trajneri nga Parma do të drejtojë ekipin për herë të fundit dhe do të marrë falënderimet e merituara nga tifozët./Super Sport
Top Channel
Burimi