Zjarri i përmasave të mëdha në Dropull, dy zjarrfikës të lënduar nga flakët
👁15773
Dy zjarrfikës, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi. Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.
Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe helikopterë që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive që shtriheshin në disa kilometra.
Top Channel
Burimi