Zjarr masiv në Dropull/ Zjarrfikëset dhe Forcat e Armatosura në terren, ndërhyrje nga ajri për fikjen e flakëve
Vatra e zjarrit, e cila ishte aktive në Dropull u shua pas disa orëve.
Zjarri, i cili mendohet të jetë vendosur në një kullotë malore mbi fshatin Goricë në Dropull u kthye në një emergjencë për rreth 2 orë kur brezi i flakëve u shtri në një sipërfaqe të gjerë horizontale mbi fshatrat Frashtan dhe Goricë në Dropull duke u afruar rreth 300 m tek zona e banuar.
Ndërhyrjet e zjarrfikësve të disa bashkive që i shkuan në ndihmë repartit të Dropullit kanë mbajtur zjarrin nën kontroll deri sa për të arritur neutralizimin e tij u përdor ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Tani zjarri është fikur plotësisht pranë fshatit Frashtan dhe helikopteri po kryen ndërhyrjet e fundit nga ajri për ti dhënë fund situatës.
Paralelisht është çelur një hetim për shkaqet e zjarrit dhe po punohet për identifikimin e përdoruesit të kullotës ku janë parë fillimisht flakët.
Forcave zjarrfikëse u erdhën në ndihmë edhe Forcat e Armatosura. Për fikjen e vatrës është ndërhyrë edhe nga ajri përmes një helikopteri.
Top Channel
Burimi