“Zinxhir shkeljesh në procesin ndaj Belerit”, Dule në KQZ: U dënua nga një pseudodëshmitar i paguar
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka lënë qelinë për të marrë pjesë në seancën në KQZ ku do të merret vendimi për mandatin e tij.
Duke qëndruar krah tij, Vangjel Dule në fjalën e tij, listoi të drejtat që sipas tij i janë privuar Belerit.
Dule: Do dëshiroja të theksoja se sot jemi përpara një tentativë për të mbyllur një proces që ka nisur vitin e kaluar. Kjo nisi me një autorësi, Kaso tha se këtij procesi kërkohet që t’i fshihet fytyra dhe t’i falet dikujt tjetër autorësia. Por subjekti që kishte vënë për qëllim është PS dhe kreu i saj Edi Rama.
Belerit, kryetari i Bashkisë së Himarës i është privuar e drejta elementare të zgjedhë, nuk besoj se kërkohet referenca ku mbështet kjo e drejtë. Nuk i është dhënë në 14 maj si gjithë të tjerëve, i është privuar e drejta e votës, nuk ka votuar Beleri.
I është privuar e drejta të zgjidhet, nuk është përmbushur detyrimi kushtetues i të drejtës që të zgjidhet që të marrë përsipër detyrën. I është privuar e drejta kushtetuese të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Bashkia e Himarës drejtohet në mënyrë abuzive, i cili komandohet.
Kemi të bëjmë me një zinxhir shkeljesh, zoti Beleri është arrestuar me pretendimin në flagrancë, në një kohë që nuk kishte asnjë flagrancë, ishte me të afërmit të tij dhe avokatit.
Zoti Beleri dënohet vetëm më një dëshmitar. Policia e shtetit refuzon të japë të dhëna se në çfarë kushtet është paguar pseudodëshmitari ndaj zotit Belerit.
Për realizimin e misionit politik, për rrëmbimin e bashkisë së Himarës nga zoti Rama u shkelën një sërë parimesh.
Top Channel
Burimi