“Zgjimi i Lulit”/ Rama ironizon Lulzim Bashën: Ishalla ta beson njeri votën, unë do jem në listë…

“Zgjimi i Lulit”/ Rama ironizon Lulzim Bashën: Ishalla ta beson njeri votën, unë do jem në listë…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën, në një reagim në rrjete sociale.

Ai foli për vendimin e qëndrimit jashtë listave, teksa e ka pyetur edhe për Aleancën Madhështore, ashtu siç e quan ai.
Lulzim Basha: O Ramë prapë kishe pyetur për mua?
Edi Rama: Në listë të hapur jam, me koalicionin euroatlantik në Tiranë.
Lulzim Basha: Ah, prapë përgjumësh ti, po si pyeta unë për ty, kur ti më çove video vetë o Ramë ku je o Ramë ku je? I madh je…
Edi Rama: Ej, ti në listë të hapur ëëë? I fortë je, bravo, po ishalla po ta beson njeri këtë, atë hall kam unë… Po sa deputetë do nxjerrësh në Tiranë, apo të gjithë? Ma thuaj pak këtë se mezi pres.
Lulzim Basha: Po ti mo Ram ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur. S’ishe, as në tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, As në Durrës as në Fier. Ku je futur mor Ram?
Edi Rama: E thashë Lul, e thashë që do jem në listë të hapur, po e thashë kur më rrejti mendja që ti s’do zgjoheshe këtë vit… Po kur pashë që dole ti në fushë thashë mooos, ik me vrap, futu, mbyllu në listë, se erdhi Lul Suferina e po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dal në rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme…
Lulzim Basha: Epike pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon futesh në listë të mbyllur apo ke ndonjë frikë se frika bën keq për gjumin. E di ti.
Edi Rama: Eh mër Lul, nuk i kupton dot ti ata që s’i ze gjumi, ça të të them unë ty, ti ke lind me këmishë nate vëlla, është i dashuruar gjumi me ty, s’të ndahet! Kurse unë aha, nuk më do gjumi jo, dua Lulin thotë…
Lulzim Basha: S’mu përgjigje ku i ke shokët? E di atë këngën e Unikatilit ‘ku të kanë mbetur shokët”. Ku i ke mor Ram shokët?
Edi Rama: Jo se s’tu përgjigja, thjesht s’desha me të lëndu, po ti je përfundimisht i madh… Për vete jetim fare, të ikën të gjithë, madje jo, nuk ikën ata po të nxorën ty nga shtëpia në rrugë të madhe, e ti me buzën vesh më vesh më thua mua ku i ke shokët!!!
PS-ja shtëpi e madhe Lul, një bie mijëra ngrihen, prit sa do shkojnë në 11 maj, mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët me një llaf… Hajde artist, forca aty, po si the, do ju heq vizat amerikane ahahaha.. Ore po kjo Aleanca Madhështore si te duket më qafsh?!

Pa humbur kohë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama.
Basha ka postuar një video duke drejtuar makinën dhe me këngën e Unikkatilit “Ku t’metën shokt”, e pyet kryeministrin për bashkëpunëtorët e tij.
“O Rame, ku i ke shokët? Ku e ke Lalin? Ku e ke Benin? Ku e ke Terin? Ku e ke Lir Beqen? Po Sajen? Po Çyrben? Ku t’mbetën shokët Rame???“, thuhet në postimin e plotë të Bashës.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente