
“Zgjedhjet mund ta komplikojnë procesin”/ Rama: Mesazhi i zgjedhjeve mund të jetë jo i fortë nga mustaqet e Kujtim Gjuzit
Nga prezantimi i kandidatëve për deputetë në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se zgjedhjet mund ta komplikojnë procesin e integrimit.
Nëse mesazhi i zgjedhjeve do të jetë i paqartë tha Rama, mund “të jetë një mesazh jo i fortë mjaftueshëm për shkak të mustaqeve të Kujtim Gjuzit”.
“Te kjo është futur në mes 11 maji. Ky proces ka nisur zyrtarisht me uljen tonë në negociatat. Mund të kishte ndodhur që në 3 vite mos të kishte zgjedhje në mes dhe të ishte më e lehtë. Zgjedhjet mund ta komplikojnë. Nëse mesazhi i zgjedhjeve do të jetë paqartësi, mund të jetë një mesazh jo i fortë mjaftueshëm për shkak të mustaqeve të Kujtim Gjuzit…
Nëse mesazhi do të jetë shumë i fortë dhe të gjithë shqiptarët do të shkojnë te numri 5, pavarësisht nëse s’janë me PS-në, por do shkojnë sepse duan, s’duan të gjithë, është PS-ja sot në kohën dhe vendin e duhur, siç ishte PD-ja në ’92. Nuk është se të gjithë ata që e votuan masivisht e donin, por shumë nga ata që e votuan masivisht atëherë, ishte sepse i dhanë prioritet zgjedhjeve kombëtare të Shqipërisë. Boll më me atë sistem dhe të gjithë përqafuan Europën dhe botën. Sot duhet që shqiptarët të përqafojnë të gjithë BE-në, duke i dhënë 27 shteteve anëtare një mesazh shumë të qartë, që PS-ja sot është këtu, është në qeveri, nuk lëviz nga qeveria në të gjitha rastet. Nuk diskutohet nëse do kemi ne 71 apo jo. Këtu diskutohet a do të jetë populli shqiptar t’i japë një mesazh të qartë Europës.
Negociatat nuk janë muhabet. Negociatat janë një punë e jashtëzakonshme. Kijeni parasysh në çdo mëngjes që ju shkoni në punë, janë 1000 veta, vajza dhe djem, që shkojnë në zyra dhe punojnë deri natën vonë për negociatat”-tha Rama.
Top Channel
Burimi