“Zero sheqer”? Çfarë duhet të dini për pijet pa sheqer

“Zero sheqer”? Çfarë duhet të dini për pijet pa sheqer

Të lehta për t’u gjetur në treg në të gjitha llojet e shijeve dhe versioneve, pijet me “zero sheqer” tashmë janë bërë pjesë e mënyrës së të ushqyerit.

Të preferuara veçanërisht nga ata që ndjekin një dietë me kalori të ulëta, pijet pa sheqer përmbajnë ëmbëlsues natyralë ose artificialë, që garantojnë një shije të ëmbël dhe më pak kalori.
Ato janë të freskëta dhe shuajnë etjen, por a jeni vërtet të sigurt se e dini çfarë këto pije përmbajnë?

Mes miteve të rreme dhe studimeve shkencore, AgroWeb.org ju njeh me gjithçka që duhet të dini për to.
Çfarë do të thotë “zero sheqer”.
Në etiketë apo në pakteimin e tyre, nën titullin “sheqerna” shkruhet “zero” dhe në fakt kjo do të thotë se këto pije nuk përmbajnë saharozë.
Megjithatë, si është e mundur që pijet pa sheqer janë shumë të ëmbla?
Pijeve pa sheqer u shtohen ëmbëlsues (natyralë ose artificialë), të cilët kanë një sasi më të ulët kalorike dhe garantojnë një efekt tepër të ëmbël.
Për cilat substanca po flasim?
Në veçanti, në pijet pa sheqer gjejmë:
Aspartame (E951): substancë artificiale me një shije të ëmbël”. Aspartami përmban pothuajse të njëjtat kalori si saharoza, por fuqia e tij ëmbëlsuese është deri në 220 herë më e madhe, që do të thotë se një sasi minimale mjafton për ta bërë çdo pije shumë të ëmbël, me një kursim të konsiderueshëm të kalorive.
Sakarina (E954): një pionier i vërtetë midis ëmbëlsuesve alternativë, por ndryshe nga substancat e tjera, nuk “metabolizohet” nga trupi. Ajo thjesht përthithet nga trupi dhe më pas eliminohet përmes urinës. Për këtë arsye nuk ndikon në nivelet e glukozës në gjak.
Acesulfame-K (E950): Ëmbëlsues intensiv i zbuluar në vitin 1967, që është deri në 200 herë më i ëmbël se sheqeri.
Sukraloza (E959): ëmbëlsues artificial, 600 herë më i ëmbël se sheqeri, që nuk metabolizohet nga trupi dhe nuk kontribuon në prodhimin e energjisë.
Rreziqet që këto pije fshehin për shëndetin tuaj?
Në pamje të parë, pijet pa sheqer mund t’ju duken të mrekullueshme.
Ato shijojnë njësoj si pijet në të cilat shtohet saharoza e zakonshme dhe përmbajnë pak kalori.
Sa herë që konsumoni sheqerna, trupi reagon duke aktivizuar pankreasin dhe duke e stimuluar atë të prodhojë insulinë, hormoni i nevojshëm që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
Kur konsumoni pije me zero sheqer, trupi juaj aktivizon të njëjtin mekanizëm si në rastet kur konsumoni sheqer.
Kështu, në trup nxitet më tepër varësia e kënaqësisë ndaj sheqernave dhe në raste më të rralla, turpi mund të zhvillojë një lloj varësie ndaj tyre.
Si përfundim, kur bëhet fjalë për pijet me “zero sheqer”, këshilla është të bëni kujdes dhe si gjithmonë të mos e teproni./AgroWeb

Top Channel
Burimi