Zbardhet telefonata Rubio-Lavrov, kryediplomatët diskutojnë hapat e ardhshëm për zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi

Zbardhet telefonata Rubio-Lavrov, kryediplomatët diskutojnë hapat e ardhshëm për zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike ditën e djeshme.

Marco Rubio diskutoi hapat e ardhshëm për zgjidhjen e konfliktit me Sergej Lavrov, tha Departamenti amerikan i shtetit.
Dy homologët “ranë dakord të vazhdojnë punën drejt rivendosjes së komunikimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë”.
Dy kryediplomatët u takuan në Arabi Saudite muajin e kaluar, takim që shërbeu për nisjen e rikuperimit të marrëdhënies mes dy shteteve pas shkëputjes së saj nën administratën Biden.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente