Zbardhen diskutimet në konferencën e Kryetarëve, PS-PD mbështesin propozimin e Idrizit për heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë

Zbardhen diskutimet në konferencën e Kryetarëve, PS-PD mbështesin propozimin e Idrizit për heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë

Në konferencën e Kryetarëve është diskutuar një propozim i grupit parlamentar Demokraci dhe Integrim për hartimin nga parlamenti të një projekt deklarate “për forcimin e bashkëpunimit të Republikës së Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës”.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson nga burime brenda mbledhjes se PS konfirmon mbështetjen për Deklaratën e Grupit Parlamentar Drejtësi dhe Integrim, nga Shkëlqim Idrizi.
Po kështu edhe PD u shpreh pro, ndërsa seanca u caktua të enjten e javës së vjen. Parashikohet po ashtu dhe një hapësirë kohore për diskutim dhe debat, ku palët të shprehin qëndrimin e tyre para se të miratohet.

 

Top Channel
Burimi