Xhinxher dhe mente, përshpejtoni rënien në peshë
Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave. Duke patur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.
Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.
Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Shëndoshemi lehtësishtPavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshëTentojmë të mbledhim dhjam rreth belitJemi njerëz të ftohtëNdjehemi shpesh të lodhurMezi zgjohemi në mëngjesTretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndëMund të kemi tendencën e kapsllëkut
Receta e xhinxherit dhe mentesPër të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.
Përgatitja:Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.
Top Channel
Burimi