Vrau bashkëpunëtorin e Serbisë/ Shpallet fajtor Pjetër Shala, 18 vite burg për ish-ushtarin e UÇK-së

Vrau bashkëpunëtorin e Serbisë/ Shpallet fajtor Pjetër Shala, 18 vite burg për ish-ushtarin e UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, u dënua me 18 vite heqje lirie në Hagë.

Ai u shpall fajtor për veprat penale, ndalim arbitrar si krim lufte si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, torturë si krim lufte si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe vrasje të paligjshme si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ndërkohë, u shpall i pafajshëm për trajtim mizor, pasi u llogarit se kjo vepër penale përfshihet në veprën penale të torturës.
Trupi gjykues konstatoi se Pjetër Shala është fajtor për ndalim arbitrar të të paktën 18 personave në periudhën 17 maj – 5 qershor të vitit 1999 në Fabrikën e Metalit në Kukës, trajtim torture në FMK dhe një rast vrasje si krim lufte kundër një personi në ose rreth datës 5 qershor në fabrikën e metalit në Kukës. Viktimat e këtyre krimeve kanë qenë njerëz që dyshohej se kanë bashkëpunuar me Serbinë, ose nuk e kanë përkrahur UÇK-në dhe nuk kanë marrë pjesë në luftime.

Shala u ndalua marsin e vitit 2021 në Belgjikë dhe u transferua në Hagë prillin e atij viti nën akuzat e ndalimit arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Top Channel
Burimi