Von der Leyen ndjen ‘presionin’ teksa liberalët e BE po ‘shpërthejnë nga brenda’ (fotot)

Von der Leyen ndjen ‘presionin’ teksa liberalët e BE po ‘shpërthejnë nga brenda’ (fotot)

Kryetarja e Komisionit Evropian duhet të rinovojë mbështetjen për fraksionin që drejton, por liberalët po humbasin vende nga të gjitha anët dhe rruga e saj drejt fitores po ngushtohet gjithnjë e më shumë, shkruan në një opinion rrjeti Politico.

Disa dite para takimit final ku liderët e BE do të vendosin mbi të ardhmen e saj, grupimi i tre partive evropiane ‘Renew Europe’, duket se po humbet deputetë në Parlamentin Evropian.
“Po të bëjmë një matematikë të thjeshtë … shihet që eshtë e vështirë për von der Leyen aktualisht,” thotë Jacob Moroza-Rasmussen, ish-sekretar i grupit liberal të PE, ALDE.

Të premten kreu populist çek Andrej Babiš tërhoqi shtatë euro-parlametarët e tij nga grupimi ‘Renew’ duke i vënë kapakun sikletit të liberalëve, që nga 102 karrige kanë rënë në 74. Ish-grupimi i tretë në PE tashmë është kaluar nga djathta radikale Euro-Konservatorë e Reformistë (ECR), i drejtuar nga Giorgia Meloni e ‘Fratelli d’Italia”.
Gjithashtu një nga liberalët e vjetër besnikë Mark Rutte, ish-kryeministër holandez për 14 vjet, largohet nga parlamenti për të marrë ngritjen në detyrë si sekretar i përgjithshëm i  NATO.
Von der Leyen dhe partia e saj ‘Popullore Evropiane’ kanë bërë vetëm bisedime me grupime socialiste e demokrate, por jo me Të Gjelbrit e Reformistët, edhe pse ka përmendur se mund të bashkëpunojë me Meloni.
Por edhe nëse shpëton me mbështetje minimale nga samiti i të enjtes e të premten, pasiguria për von der Leyen do të vazhdojë pasi ka nevojë për 361 vota në parlamentin e BE me 720 vende. Vota e fshehtë mund të mbahet prej 18 korrikut.
Ekspertët thonë se maksimumi që shefja e KE mund të arrijë është 398, por jo të gjitha grupimet do ta mbështesin dhe aleanca po humbet numra, shkruan rrjeti Politico.

Top Channel
Burimi