Vit i pazakontë me gripin! Viruset zgjatën shumë dhe u shfaqën me agresive se herët e tjera

Vit i pazakontë me gripin! Viruset zgjatën shumë dhe u shfaqën me agresive se herët e tjera

Tanimë kur numri i rasteve  të prekur nga viuset e  gripit apo  të viruseve të tjera, që qarkulluan këtë vit  ka rënë, Instituti i Shëndetit Publik deklaron, se ka qenë një vit i pazakontë  dhe i vështirë për popullatën.

Virusi i gripit  rëndoi shëndetin e qytetarëve si tek të rriturit dhe tek të vegjëlit , pasi  këtë vit  virusi u shfaq edhe më agresiv.
“Ka qenë një vit i vështirë,  ka pasur  grip, pertus ,RSv,  fruth”, u shpreh Silva Bino.

E nëse  më parë kur një qytetar manifestonte simptoma si kollë e temperaturë përkufizohej thjesht grip, pasi simptomat janë të ngjashme, tanimë në Institutin e Shëndetit publik  kryhen analiza  për mbi 27 infeksione respiratore.
“Ne tani e specifikojmë është grip është RSv apo kollë e mirë. Falë teknologjisë bëhen analiza që më parë nuk bëheshin”, u shpreh më tej Bino.
Edhe pse këtë vit sezoni i gripit u zgjat në kohë pothuajse deri në mesin e pranverës ku kishte numër të lartë të prekurish , ekspertët thonë se raste me grip mund të hasen edhe gjatë stinës së verës.

Top Channel
Burimi