Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, AMP pezullon punonjësen, arrest në shtëpi për 35-vjeçarin (Emrat)

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, AMP pezullon punonjësen, arrest në shtëpi për 35-vjeçarin (Emrat)

Besie Koshena është pezulluar nga puna si punonjëse e Policisë së Shtetit, ndërsa për Geri Kurtin është caktuar arrest në shtëpi. 

Pas një hetimi të thelluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal për një oficere policie dhe një shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Masa e sigurimit “Pezullim nga detyra si punonjëse e Policisë së Shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për punonjësen, N/Komisare B.K., 44 vjeçe, efektive në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për shtetasin G. K., 35 vjeç.
Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë B.K., gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin G.K., e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Top Channel
Burimi