Vihet nën kontroll zjarri në bashkinë e Dropullit, nuk kërcënohet asnjë zonë e banuar
👁6473
Situata e zjarrit është stabilizuar për bashkinë e Dropullit, duke evituar plotësisht rrezikun për fshatrat që deri në mbrëmje dje ishin në emergjencë.
Ndërkohë zjarri po vazhdon në bashkinë e Finiqit, ku po punohet për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Pecë. Për të izoluar zjarrin në lartësinë e maleve po kryhen edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë të mbërritur nga Korfuzi.
Shërbimi zjarrfikës i bashkisë së Finiqit bëri me dije se zjarri po mbahet në kontroll dhe në këto momente nuk kërcënon asnjë zonë të banuar.
Top Channel
Burimi