Videoskandali/ Apeli i shton dënimin, tri vite burg për ish-kryebashkiakun Safet Gjici! Ndryshon akuza për Alma Kaçin
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, me vendim të Apelit të GJKKO-së dënohet me tri vite heqje lirie, pasi shpallet fajtor për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
Gjykata e Apelit ashpërsoi qëndrim ndaj ish-kryebashkiakut, i përfshirë në një skandal seksual në zyrën e tij.
Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Duke shfuqizuar vendimin ku ish-kryetari i bashkisë Gjici ishte vlerësuar si fajtor për shpërdorim detyre, Apeli deklaroi se ish-kryetari i bashkisë ka kryer 4 vjet e gjashtë muaj burim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ky dënim zbret në 3 vjet heqje lirie që duhen vuajtur në një burg të sigurisë së zakonshme.
Ndërkohë, për protagonisten u pa shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit. Për Gjykatën e Apelit duhet të qëndrojë në fuqi versioni i SPAK-ut që e konsideroi ngjarjen në zyrën e ish-kryebashkiakut si një çështje korruptive, në të cilën Gjici u korruptua përmes aferës seksuale në shkëmbim të një tenderi që do t’i jepej Alma Kaçit.
Top Channel
Burimi