“Vendimin për veten time nuk e kam marrë akoma plotësisht”, Rama për listat e PS: Mund të mos jem fare, duke qenë deputet i të gjithëve

“Vendimin për veten time nuk e kam marrë akoma plotësisht”, Rama për listat e PS: Mund të mos jem fare, duke qenë deputet i të gjithëve

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e listave të zgjedhjeve të PS.

Ndërsa tha se mund të mos jetë fare pjesë e listave, Rama shtoi se ai është deputet i të gjithëve dhe nuk do që t’i zërë vendin askujt.
Rama: Asnjë drejtues politik nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e PD. Kjo është e padiskutueshme. Natyrisht e njëjta gjë vlen edhe për rastin tim. Nuk e kam pasur dhe as e kam idenë pse unë duhet të jem deputet në atë parlament për sa kohë kam këtë detyre,
Do të ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në lista të hapura duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht se mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente