Vendimi për mandatin/ Fredi Beleri lë qelinë, shoqërohet në ambientet e KQZ

Vendimi për mandatin/ Fredi Beleri lë qelinë, shoqërohet në ambientet e KQZ

Fredi Beleri është shoqëruar sot në ambientet e KQZ, ku në orën 10: 30 do të mbahet mbledhja për shqyrtimin e mandatit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. 

Mbledhja e cila u mbajt fillimisht paraditen e djeshme, u shty për sot pas kërkesës së Belerit për të qenë i pranishëm dhe për të shtruar argumentet e tij.
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi në projekt-vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkruhet se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk mund ta ushtrojë detyrën.

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Top Channel
Burimi