
Vatikani jep përditësimet e fundit mbi gjendjen shëndetësore të Papës: Po përmirësohet, por…
👁393
Vatikanit ka dhënë përditësimet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Papës.
Sipas Vatikanit, shëndeti i Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë, veçanërisht në drejtim të frymëmarrjes dhe ecjes, por ai nuk pritet të largohet menjëherë nga poliklinika Agostino Gemelli në Romë.
Sot, sipas këtyre informacioneve, Françesku bëri ushtrime fizioterapie, u lut, pushoi dhe u mor me çështjet e kishës katolike.
Së fundmi, në lidhje me fotografinë e Papës që Selia e Shenjtë u dërgoi dje gazetarëve, shtypi italian raporton se ënjtja e vërejtur në dorën e djathtë të papës mund të jetë për shkak të një serumi përmes të cilit këto ditë po i jepet mjekimi.
Top Channel
Burimi